Transmetuar më 15-02-2026, 13:25

Ditën e sotme në orën 16:30 do të zhvillohet ndeshja e “Superiores” mes ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana” në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Policia ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit. Po ashti do të jenë disa segmente rrugore të bllokuara duke filluar që nga ora 14:00 deri në përfundim aktivitetit. Segmetet rrugore që do të bllokohen janë: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Po ashtu policia ka bërë me dije edhe rrugëkalimet e tifozëve përkatësisht:

– Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas tek “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, tek “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.

– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga Sheshi “Skënderbej”, tek ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim tek ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas tek “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, tek “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.

– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga Sheshi “Skënderbej”, tek ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim tek ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor (të shoqëruar me dokument identifikimi).

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, gjatë orareve të përcaktuara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit