

Tiranë, 15 shkurt 2026 – Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 58-vjeçarin Bardhyl Fusha, i cili grabiti me armë zjarri degën e një banke në kryeqytet.
Sipas të dhënave zyrtare, Fusha ka hyrë në ambientet e bankës i armatosur me kallashnikov dhe, nën kërcënimin e armës, ka arritur të marrë rreth 8 mijë euro. Ai është ndaluar nga policia menjëherë pas ngjarjes, teksa po largohej nga banka.
Gjatë seancës gjyqësore, 58-vjeçari ka deklaruar se veprimin e kreu për shkak të borxheve të shumta dhe presionit të madh psikologjik që, sipas tij, rridhnin nga situata e vështirë financiare.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për grabitje me armë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






