

Tiranë/ Finalizohet operacioni “The Player”, arrestohet 27-vjeçari për organizim të lojërave të paligjshme
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “The Player”, në kuadër të goditjes së aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në ambientet e lokalit të tij, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në rrugën “Halit Bega”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 pajisje elektronike (makineta) që përdoreshin për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit. Po ashtu, u sekuestruan një aparat celular dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






