

Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, nipi i Vladimir Gjutës, pas ngjarjes së ndodhur në hotelin e familjes së tyre ku në 18-vjeçare u plagos me armë zjarri.
18-vjeçarja ishte e dashura e Erisjaldo Gjutës dhe ngjarja e ndodhur ka shumë hije dyshimi nëse ajo është vetë-plagosur apo nëse e ka plagosur dikush tjetër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit", thuhet në njoftimin e Policisë.
Ngjarja
Dyshohet se Natali Murati qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten.
Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat.
Kur kanë hyrë te dhoma, kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes.
Ata mësohet se kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun, ndërsa Mirvetja me Elvirin janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.
Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre.
Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, sipas njoftimi të policisë, në pranga kanë rënë dy persona, Mirvete Rexhmati Gjuta dhe Vladimir Gjuta.
I dashuri i 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta, ishte shpallur në kerkim pasi dyshohet se ka pasur edhe armën me të cilën 18-vjeçarja qëlloi veten.
Ende në kërkim janë: Sajmir Gjuta, 49 vjeç, Elvir Gjuta, 24 vjeç.
22-vjeçari Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares Natali Murati, është i biri i Sajmir Gjutës dhe Mirvete Rexhmati Gjutës.
Ndërkohë, Vladimir Gjuta është xhaxhai i 22-vjeçarit, ndërsa Elvir Gjuta, kushëri i tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






