Transmetuar më 15-02-2026, 11:17

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Relay 7”, arrestohet 35-vjeçarja – transportonte emigrantë drejt BE-së kundrejt pagesës

Shërbimet e Policisë kanë finalizuar fazën e shtatë të operacionit të koduar “Relay”, duke arrestuar një 35-vjeçare të dyshuar për transportim të emigrantëve me qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Operacioni “Relay 7” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, pas administrimit të një informacioni për një shtetase që do të transportonte emigrantë kundrejt pagesës.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasja Elsona Çoba, 35 vjeçe, banuese në Rrogozhinë.

Ajo u kap në flagrancë, në afërsi të Lezhës, teksa transportonte me automjet tip “BMW” pesë emigrantë, të cilët i kishte marrë në Vorë. Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçarja dyshohet se u kishte marrë secilit prej tyre nga 2500 euro, me premtimin për t’i transportuar ilegalisht drejt Italisë.

Gjatë operacionit u sekuestrua automjeti tip “BMW”, i përdorur për transportimin e emigrantëve.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit