

Kamëz/ Finalizohet operacioni “Tracking”, arrestohet 51-vjeçari – sekuestrohet armë zjarri
Një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje është finalizuar brenda 24 orëve në Kamëz.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Tracking”.
Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestua në flagrancë shtetasi Arif Peca, 51 vjeç, banues në Kamëz.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






