Transmetuar më 15-02-2026, 09:58

Bllokohet aksi Qafë Thore – Theth për shkak të rrezikut nga ortekët

Është pezulluar plotësisht qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor Qafë Thore – Theth për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës, si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë pas analizës së riskut dhe komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, si dhe me Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Autoritetet bëjnë me dije se, për shkak të rrezikshmërisë së lartë, nuk do të lejohet qarkullimi i asnjë automjeti, përfshirë edhe mjetet borëpastruese. Segmenti do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin përditësimet zyrtare.

Shërbimet policore apelojnë që për çdo nevojë apo emergjencë të telefonohet në numrin 112.

🚨 Njoftim

Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, dhe ARrSh-në, në segmentin rrugor “Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.

Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.

👮‍♂️👮‍♀️ Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, telefononi në 112 📞

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit