

FRANCA- Marina franceze ka sekuestruar 2,4 ton kokainë në bordin e anijeve në Polinezi gjatë një operacioni të koordinuar me SHBA-në.
Konfiskimi i rreth 100 pakove kokainë, i cili ndodhi të enjten në det të hapur me mbështetjen e një avioni ushtarak, rriti në gati 12 tonë sasinë e drogës që ka rënë në duart e autoriteteve në ujërat polineziane brenda një muaji.
Mediat shkruajnë se lënda norkotike nuk ishte e destinuar për në Francë. Trafikantët i transportonin ato nga vendet ku prodhohen, në Amerikën Latine dhe në vendet ku konsumohen. Në vitin 2025, Marina Franceze sekuestroi 87.6 ton drogë ndërkombëtarisht duke përfshirë 58 ton kokainë. Këto ishin shifra rekord për autoritetet franceze dhe ato europiane.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






