Transmetuar më 15-02-2026, 01:37

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pasi kishte hyrë e shtuna 14 shkurt  në Tiranë, ku një 18-vjeçare dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në ambientet e një hoteli.

E reja, Natalia M., 18 vjeçe, është plagosur me armë zjarri në dhomën e hotelit që i përket familjes së të dashurit të saj, Erisjaldo Gj. Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ngjarjes partneri i saj dhe familjarët e tij ndodheshin në katin e parë të biznesit.

Pas dëgjimit të të shtënave, familjarët janë ngjitur në dhomë, ku kanë gjetur 18-vjeçaren të plagosur. Ajo është transportuar drejt spitalit nga nëna e 22-vjeçarit dhe një familjar tjetër, të cilët fillimisht kanë deklaruar se e kanë gjetur të rejen të plagosur në rrugë dhe e kanë ndihmuar për ta dërguar në spital.

Sipas raportimeve, pasi është përmendur në spital, 18-vjeçarja ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e të dashurit në dhomën e hotelit. Ajo ka pohuar se e ka kryer aktin pasi, sipas fjalëve të saj, “ka bërë shumë gabime në jetë”.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në vijim të veprimeve procedurale janë vënë në pranga në flagrancë shtetasit Vladimir Gj., 46 vjeç dhe Mirvete R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit Saimir Gj., 49 vjeç dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. M., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Policia vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në këtë ngjarje, si dhe për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Tiranë / Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri. 

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. M., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit