

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 5.
Ata janë bërë pjesë e shtëpisë për të gjykuar performancën e banorëve, të cilët do të realizojnë sot një pjesë nga filmi i tyre ‘Dy Gishtë Mjaltë’.
“Arsyeja se pse kam ardhur këtu sot është se uroi Amin. I love you”, është shprehur me të qeshur Ermali.
Banorët janë ndarë në dy grupe, ku secili prej tyre ka zgjedhur të vërë në skenë një pjesë nga filmi.
Më pak se gjysmën ore pasi u futën, dy personazhet e njohur dolën nga Big Brother.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






