Transmetuar më 14-02-2026, 20:10

Për herë të parë pasi mori postin e kryeinpektorit, Dashnor Sula, në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça zbulon arsyet se përse pranoi ftesën e kundërshtarit politik, Edi Rama, dhe flet për sulmet që i vijnë nga kryetari i partisë Sali Beisha.

Ish-deputeti demokrat thotë se e ka lënë pas të shkuarën ndërsa komenton sfidat e detyrës së re.

Gazetarja: Zoti. Sula ju vini nga një karrierë e gjatë politike 20 vite në logon e PD, nga një zë kritikues tashmë do të jeni bashkëpunëtor me mazhorancën. Si e pranuat ftesën e Kryeministrit Edi Rama?

Dashnor Sula: Dhunshëm u përzura dhe nuk kisha asnjë të ardhme që të përfshihesha për të dhënë këtë kontribut. Z.Rama më hodhi dorashkën dhe më paraqiti sfidën për të marrë pjesë në ndërtimin e një institucioni të shtetit shqiptar.

Gazetarja: A patët dilema për të pranuar detyrën e kryeinspektorit pasi me reformën e re ju do të keni 17 inspektoriate për të menaxhuar. A mendoni se do të quheni tradhtar nga pala tjetër?

Dashnor Sula: Fillimisht e kisha të vështirë. Por më ka thënë z.Rama se qytetarët shqiptarë nuk janë vetëm socialistët, qytetarët shqiptarë janë edhe ata me bindje të tjera e demokratike. Dhe kostumin e politikanit unë e kam lënë në shtëpi dhe kam veshur kostumin e një nënpunësi të shtetit.

Gazetarja: Si ndodhi afrimi me Edi Ramën, pasi ju keni qenë kritikues ndaj njëri-tjetrit për një kohë të gjatë në Parlament?

Dashnor Sula: Unë kam konstatuar një veçori dhe atë e ka Edi Rama dhe rrallë një politikan tjetër në Shqipëri. Nëse do të gjeni një moment të vetëm që z.Rama është një person që i hyn në familje të politikanit tjetër. Nuk ka. Këtë cilësi e kam pas dhe unë në politikë.

Gazetarja: A mendoni që e tepruat kur thatë që e vlerësoni vizionin e Ramës?

Dashnor Sula: Nuk mund të mohohet që Edi Rama ka sfidë të fusë Shqipërinë në BE.

Gazetarja: Po reagimin e Berishës si e pritët ?

Dashnor Sula: Nuk do ja lejoja vetes dhe nuk do të ishte e moralshme që të vazhdoj të bëj komente politike.

Gazetraja: Tashmë ju keni marrë detyrën e Kryeinpektorit, cilat janë sfidat që ju janë caktuar?

Dashnor Sula: Të shkëputemi nga modeli që ka qenë përgjatë këtyre 35 viteve dhe shpresoj se deri në fund të vitit të kemi një sistem të digjitalizuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit