Transmetuar më 14-02-2026, 17:41

Një përplasje ka ndodhur këtë të shtunë mes banorëve të Baks-Rrjollit dhe policisë, ku më pas policia ka ka shoqëruar 7 banorë të Baks-Rrjollit në komisariat.

Gjatë tensioneve, banorët kanë deklaruar se “pronën do ta mbrojmë me gjak". Gjithashtu, pas përplasjeve me policinë, banorët arritën që punimet në zonë të pezullohen, ndërsa i bënë thirrje Bashkim Ulajt që të përballet me ta.

Më pas, banorët janë zhvendosur drejt fadromave të kompanisë dhe situata është tensionuar edhe më shumë teksa banorët kanë kërkuar që punonjësit të ndalojnë punën, duke i detyruar që të largohen nga mjetet e rënda.

Banorët theksojnë se nuk tërhiqen nga protesta, pasi janë kthyer nga emigrimi për të mbrojtur tokën e tyre. Mes tensioneve dhe përplasjeve me policinë, banorët deklaruan se do të rezistojnë deri në fund për mbrojtjen e pronave të tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit