Transmetuar më 14-02-2026, 17:38

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të premten me homologun francez Jean-Noel Barrot, duke i nxitur të dy vendet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të mbrojtur statusin dhe rolin e Kombeve të Bashkuara.

Wang Yi deklaroi se që nga vizita e Presidentit Macron në Kinë, marrëdhëniet kino-franceze kanë treguar një prirje me përparim pozitiv, ku janë përshpejtuar shkëmbimet dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme gjatë zbatimit të rezultateve të vizitës.

Të dyja palët duhet të planifikojnë mirë fazën e ardhshme, duke rritur vazhdimisht mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë, duke zgjeruar bashkëpunim me përfitime reciproke.

Si Kina ashtu edhe Franca janë vende të mëdha të përgjegjshme dhe të pavarura dhe bashkëpunimi shumëpalësh është një tipar i rëndësishëm i marrëdhënieve kino-franceze.

Në takimin me Sekretaren e Jashtme britanike Yvette Cooper gjatë zhvillimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih,Wang tha se Kina dhe Britania e Madhe, si vende të mëdha në botë dhe anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duhet të mbajnë shkëmbime të rregullta, të rrisin koordinimin dhe komunikimin strategjik, të zgjerojnë interesat e përbashkëta dhe të mbrojnë së bashku paqen dhe zhvillimin botëror.

Austria është e gatshme ta shfrytëzojë 55-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si një mundësi për të forcuar shkëmbimet në të gjitha nivelet me Kinën, për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, për të rritur shkëmbimet kulturore dhe për ta ngritur partneritetin strategjik miqësor Austri-Kinë në një nivel më të lartë, tha ministria e jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger në takimin me homologun kinez.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit