

Me rastin e 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, Mateo ka vendosur t’i bëjë një surprizë Brikenës brenda shtëpisë.
Banori përdori disa kanaçe për të krijuar mbi krevatin ku fle Brikena shprehjen “Të kam xhan”, duke formuar gjithashtu edhe një zemër. Më pas, ai e ka thirrur duke i thënë se i ka ardhur diçka në dhomën e gjumit.
Fillimisht, Brikena hezitoi të shkonte, duke kuptuar se bëhej fjalë për një surprizë nga Mateo. Megjithatë, më pas ajo hyri në dhomë dhe pa dedikimin e përgatitur për të.
Brikena e falënderoi për gjestin dhe i zgjati dorën, por Mateo e tërhoqi drejt vetes dhe e përqafoi, duke shkëmbyer disa batuta mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Mateo: “E sheh që nuk i kam sjellë, ato kanë qenë në shtëpi.” Brikena: “Ik.” Mateo: “Më mirë shqip se italisht.” Brikena: “Çfarë do të thotë?” Mateo: “TK XH.” Brikena: “Të kam xhan.” Mateo: “A të thashë që s’të kam sjellë gjë?” Brikena: “Faleminderit.” Mateo: “Me këtë dorën do ma hash shpirtin.” Brikena: “Hiqmu, larg.”
Momenti është shoqëruar me reagime dhe komente nga banorët e tjerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






