

Pas një operacioni të koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, autoritetet shqiptare kanë mundësuar riatdhesimin e Eva Dumanit, e cila prej disa vitesh ndodhej në një kamp në Siri.
Sipas burimeve zyrtare, në këtë proces janë angazhuar Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë pranë Policisë së Shtetit, strukturat kundër terrorizmit, si dhe autoritetet turke, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Mësohet se Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pas transferimit nga Turqia me linjën ajrore “Pegasus”.
Në një mision të mëparshëm riatdhesimi, ajo kishte refuzuar të largohej nga kampi, ndërkohë që në atë kohë ishte rikthyer në Shqipëri vëllai i saj.
Eva dhe Endri Dumani ishin mes rreth 80 grave dhe fëmijëve të mbetur në kampin Al Haël në Siri, pas rënies së të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Ata kishin mbetur pa përkujdesje familjare pas ndarjes nga jeta të gjyshes së tyre, Mendije Dumani, e cila kujdesej për ta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






