

TIRANË- Detaje nga plagosja në zonën e Kamzës janë zbardhur ditën e sotme. Mësohet se në spital është paraqitur një 30-vjeçar me plagë në dorë.
Policia po heton ngjarjen për të identifikuar autorin dhe dokumentuar plagosjen.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






