Transmetuar më 14-02-2026, 14:26

Një plagosje me armë të ftohta është raportuar mesditën e sotme në Tiranë. Një person është paraqitur në një spital privat me plagë në duar dhe këmbë, të shkaktuara nga një thikë.

Sipas informacionit paraprak, i dëmtuari ka deklaruar se plagët janë shkaktuar nga kontakt me kangjella, por rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë konfirmuar ende. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor.

Autoritetet e sigurisë po kryejnë hetime për të përcaktuar shkakun.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit