

Një person është paraqitur për ndihmë mjekësore pas një incidenti të ndodhur në Kamëz.
Sipas një informacioni paraprak, rreth orës 13:40, në spital është paraqitur shtetasi Jurges Mullai, rreth 30 vjeç, i cili kishte pësuar dëmtime në dorë. Dyshimet janë se është plagosur me armë të ftohtë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet”, në Kamëz, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të incidentit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






