Transmetuar më 14-02-2026, 13:33

DURRËS, 14 SHKURT 2026-Kryeministri Edi Rama është përplasur me banorët e Durrësit pas përfundimit të një mbledhjeje lidhur me projektin TID, një nismë qeveritare për kthimin e zonës arkeologjike të qytetit në një park urban.

Banorët protestuan duke i thirrur Ramës “O hajdut”, ndërsa ai u përgjigj duke deklaruar se qytetarët që po protestonin ishin pjesë e Partia Demokratike dhe jo qytetarë të pavarur: “Çfarë qytetarësh, ju jeni partia demokratike, këta janë qytetarët, unë ja ku jam me ta. Ju jeni PD. Unë me këta jam…”, tha Rama.

Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar se më 16 shkurt do të nisë procesi i largimit vullnetar të banorëve nga banesat për të vazhduar me realizimin e Projektit TID, një hap ky që ka nxitur tension dhe pakënaqësi në komunitetin lokal.

Qytetarët kanë shprehur shqetësime mbi mënyrën e zbatimit të projektit dhe ndikimin që mund të ketë në jetën e përditshme, duke bllokuar hyrjet dhe duke kërkuar ndërhyrje për të ruajtur pronat dhe interesat e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit