

DURRËS, 14 SHKURT 2026 – Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti TID, kanë vijuar edhe sot protestën e tyre përpara dyerve të Bashkia Durrës, duke kërkuar sqarime dhe transparencë mbi zbatimin e projektit.
Sipas informacioneve, një përfaqësi e banorëve po zhvillon një takim në ambientet e bashkisë, ndërsa në mbështetje të këtij takimi ka mbërritur edhe Kryeministri Edi Rama.
Protestuesit shprehen se projekti TID prek drejtpërdrejt pronat dhe interesat e tyre, ndërsa kërkojnë rishikim të planit dhe garanci ligjore për kompensimin apo zgjidhjen e situatës së tyre.
Mbërritja e kreut të qeverisë në Bashkinë e Durrësit pritet të shërbejë për një diskutim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e banorëve, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje mbi ngërçin e krijuar.
Situata para bashkisë ka qenë e qetë, por e mbushur me tension, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se do të vijojnë reagimin e tyre nëse kërkesat nuk merren në konsideratë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






