Transmetuar më 14-02-2026, 08:23

TIRANË – Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur gjatë natës në zonën e Sauk, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, e reja, studente në Tiranë, ndodhej në një hotel së bashku me autorin e dyshuar. Mësohet se mes tyre ka pasur mosmarrëveshje, të cilat kanë degjeneruar në konflikt fizik. Në kulmin e sherrit, autori dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të hotelit.

Pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

E plagosura është ndihmuar nga punonjësit e hotelit, të cilët e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Hetimet vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit