

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një vajzë është gjetur e plagosur pranë Fakultetit të Ekonomikut. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
E reja është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për gjendjen e saj shëndetësore dhe detaje të mëtejshme mbi incidentin.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Më shumë informacion pritet në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






