Transmetuar më 13-02-2026, 23:05

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018.

Sipas raportimeve, ai kishte përfituar një leje të përkohshme nga burgu i Trikala, por nuk ishte rikthyer më për të vijuar vuajtjen e dënimit. Sipas mediave lokale, 40-vjeçari u pikas në stacionin e autobusëve të qytetit, teksa dyshohet se po tentonte të largohej.

Gjatë kontrollit nga efektivët e njësisë DIAS dhe verifikimit të të dhënave, u konstatua se bëhej fjalë për të njëjtin person që kishte shkelur kushtet e lejes disa vite më parë. Ai po vuante dënimin për grabitje, tentativë vrasjeje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Pas identifikimit, 40-vjeçari u arrestua dhe pritet të rikthehet në burg për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit