

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qerret të Durrësit. Bëhet me dije se një burrë i identifikuar si Ardian Varrosi ka kërcënuar vajzën e tij me thikë, teksa ishte në gjendje të dehur.
Ai dyshohet se e kishte dhunuar edhe më herët vajzën brenda banesës. Siç raportohet, babai i vajzës ka kërcënuar edhe fqinjët, ndërkohë që vajza po mundohej të shpëtonte nga situata.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të patrullës së rendit, e cila ndodhej me shërbim në zonë, është shmangur përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës. Por gjatë ndërhyrjes, autori ka goditur veten me mjetin prerës në pjesën e qafës.
Më pas, ai është transportuar me urgjencë në spital nga efektivët e policisë, të cilët kanë arritur të parandalojnë plagosje të tjera që mund t’i shkaktonte vetes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






