Transmetuar më 13-02-2026, 18:09

Pas largimit të Engjëll Agaçit nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit i Ministrave për arsye shëndetësore, pasuesja e tij është Elsonida Rama.

Aktualisht, Elsonida Rama mban pozicionin e drejtoreshës së Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe është pjesë e grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

Më herët, ajo ka punuar edhe në Kryeministri në Drejtorinë Juridike.

Prezantimi i saj para ministrave u bë në mbledhjen informale të sotme, duke marrë kështu drejtimin e një prej posteve më të rëndësishme të administratës shtetërore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit