Transmetuar më 13-02-2026, 18:06

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, është larguar nga detyra.

Vendimi është komunikuar në mbledhjen informale të ministrave, ku është bërë e ditur se largimi i tij vjen për arsye shëndetësore. Agaçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Këshilli i Ministrave.

Sipas informacionit të bërë publik, në vend të tij është emëruar Elsonida Rama, ndërsa detyra e shefes së kabinetit i është besuar Vilma Guri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit