Transmetuar më 13-02-2026, 17:08

Berlin- Kancelari gjerman, Friedrich Merz në hapjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih ka deklaruar se duhet të rihapin një strategji të re për mënyrën se si t’i afrojnë vendet sa më shumë me Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë e Merz erdhi pasi u pyet nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç për rolin e zgjerimit në të ardhmen e BE-së.

“Sinqerisht, po ndihem gjithnjë e më i pakënaqur me qasjen tonë ndaj vendeve tuaja,” shtoi Merz.

Ai gjithashtu tha se kanë premtuar anëtarësim në BE për shumë vende, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk dua t’ju humbas. Ju jeni pjesë e kontinentit evropian dhe për këtë arsye potencialisht pjesë e BE-së”, shtoi ai.

Merz shprehu dëshirën e tij për hapjen e më shumë kapitujve nga vendet dhe t’i afrojnë gjithnjë e më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si anëtarë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit