Transmetuar më 13-02-2026, 16:02

Në nisje të deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor në Hagë, avokatja e Jakup Krasniqi, Alagendra Venkateswari, kërkoi shpalljen e pafajësisë për klientin e saj.

Ajo theksoi se Krasniqi ndodhet në paraburgim prej 1.926 ditësh dhe se, sipas mbrojtjes, nuk ka prova që mbështesin akuzat e ngritura ndaj tij.

“Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij”, u shpreh avokatja gjatë seancës.

Procesi ndaj ish-zyrtarit të lartë të Kosovës po vijon me deklaratat përmbyllëse të palëve, ndërsa vendimi i trupit gjykues pritet në një fazë të mëvonshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit