Transmetuar më 13-02-2026, 15:58

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Delvinë, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në një përrua.

Sipas informacionit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në fshatin Dhivër. Policia e Sarandë njoftoi se viktima është shtetasi S.G., 91 vjeç, banor i zonës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në përrua dhe për pasojë ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.

“Dje, në fshatin Dhivër, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S.G., 91 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në përrua dhe si pasojë është mbytur”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit