

Nisin dorëheqjet, sigurisht të vonuara, të krerëve të institucioneve të larta të kontrolluara nga të zgjedhurit e kryeministrit Edi Rama.
Sot është njoftuar se ka dhënë dorëheqje me efekt të menjëhershëm, Mirlinda Karçanaj, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Informacionit (AKSHI).
Më herët, prej disa javësh Mirlinda ishte pezulluar nga posti me vendim gjykate, pasi SPAK ka ngritur ndaj saj akuza të forta për abuzime me tenderët e AKSHI.
Po sot u njoftua se AKSHI tani ka një drejtues të ri. Ai është Igli Tafa, deri dje drejtor j Agjencisë Kombëtare për Siguri Kibernetike. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






