

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Dashnor Sulën gjatë prezantimit si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij, Rama i ka kujtuar Sulës ndasitë politike që kanë dhe sulmet që i ka bërë në Kuvend.
Ndërkohë që ka theksuar se tani do të shohin se si do ta bëjë ai punën. Në vijim të kësaj, Rama theksoi se një plus i madh është formimi juridik i Sulës.
“Nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progres. Mbetet problem, në hendekut mes shërbimit dhe pengimit të atyre që duhet të shërbehen që jo rrallë në vend se të shërbehen të keqtrajtohen dhe të abuzohet. Mund të ndërrojmë të gjithë njerëzit dhe nga hëna ti sjellim, nëse sistemi nuk është strukturuar si duhet, do biem në të njëjta situata që i ndeshim më rrallë se më parë. Dua të them dy fjalë për faktin që kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës që ka qenë politike, por më parë ka qenë protagonist në sistemin e mëparshëm, formimi juridik është i rëndësishëm…këtu jemi vend i vogël për t’u ndarë dhe kur vjen puna te politika ndarja është e natyrshme por kur vjen puna te politika mirë është që të bashkëpunojmë. Edhe mua nuk më ka kursyer zotëria kur ka qenë në parlament tani ta shohim se si ka bërë gjëra për të cilat nuk na ka lënë gjë pa thënë ne”, tha Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






