

Foto arkivë KORÇË – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën në momentin e përplasjes. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






