

TIRANË – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kalendarin zyrtar të ndeshjeve për edicionin e ri të UEFA Nations League.
Kuqezinjtë janë shortuar në Ligën C, në Grupin C1, ku do të përballen me Bjellorusia, Finlanda dhe San Marino.
Sipas kalendarit të publikuar nga UEFA, Shqipëria do ta nisë fushatën më 26 shtator 2026 në orën 20:45, me ndeshjen në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Tre ditë më pas, më 29 shtator, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj San Marinos, ndërsa më 3 tetor do të përballen me Finlandën në transfertë, në orën 15:00.
Më 6 tetor, Kombëtarja rikthehet në shtëpi për sfidën ndaj San Marinos në orën 20:45. Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen në muajin nëntor: më 12 nëntor Shqipëria pret Finlandën në orën 20:45, ndërsa më 15 nëntor mbyll fushatën në transfertë ndaj Bjellorusisë, në orën 18:00.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë tre ndeshje në shtëpi dhe tre në transfertë, me objektivin për të siguruar vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën B.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






