

Trupat e dy foshnjave u zbuluan të martën, më 10 shkurt, në frigoriferin e një shtëpie në Aillevillers-et-Lyaumont, Haute-Saône, Francë. Nëna, e cila rrëfeu, pranoi se i kishte mbajtur ato për disa vite. Në këtë fshat të qetë me 1,400 banorë, zbulimi shkaktoi tronditje dhe moskuptim të thellë tek banorët
Një grua 50-vjeçare në Francën lindore përballet me dënim të përjetshëm me burg, pasi u arrestua dhe pranoi para autoriteteve se kishte vendosur dy foshnje të porsalindura në ngrirësen e shtëpisë së saj menjëherë pas lindjes. Gruaja, identiteti dhe kombësia e të cilës nuk u bënë të ditura, u ndalua të mërkurën dhe ndaj saj është hapur një hetim penal për vrasje të të miturve nën moshën 15 vjeç, raporton noa.al.
Ajo pranoi të enjten se i kishte ngrirë foshnjat që nga lindja e tyre, përkatësisht, të viteve 2011 dhe 2018. E dyshuara, 50 vjeç dhe pa precedentë penalë, pretendoi se i kishte "fshehur shtatzënitë e saj nga ata përreth saj" dhe më pas kishte lindur në shtëpi
Prokuroria franceze ka kërkuar paraburgimin e saj, ndërsa e dyshuara u lokalizua në periferi të Parisit, në zonën Boulogne-Billancourt. Çështja po trajtohet nga autoritetet gjyqësore me prioritet të lartë për shkak të rëndësisë së veçantë dhe ndjeshmërisë së saj.
Zbulimi i ngjarjes u bë të martën, në komunën Évillers-et-Liémont, kur një anëtar i familjes gjeti trupin e një foshnjeje në ngrirësen e banesës. Pas ndërhyrjes së Policisë, në të njëjtin vend u zbulua edhe trupi i një foshnjeje tjetër, i mbështjellë në një çantë.
Sipas të dhënave hetimore, gruaja ishte larguar papritur nga shtëpia në muajin dhjetor, duke lënë pas partnerin e saj dhe pesë nga nëntë fëmijët që kishte në total. Edhe partneri i saj u ndalua për t’u marrë në pyetje, por deklaroi se nuk kishte dijeni për shtatzënitë dhe se ishte plotësisht i befasuar nga ajo që u zbulua.
Autoritetet bëjnë me dije se e dyshuara ka pranuar se, pas lindjeve, i mbështillte foshnjat dhe i vendoste në ngrirësen që ndodhej në ambientin e lavanderisë. Ajo ka deklaruar gjithashtu se përdorte veshje të gjera për të fshehur shtatzënitë nga rrethi familjar dhe shoqëror.
Megjithëse nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë data të sakta, gruaja ka pohuar se lindjet kanë ndodhur në periudhën midis viteve 2011 dhe 2018. Gjatë marrjes në pyetje, ajo ka shpërthyer disa herë në lot, duke shprehur keqardhje për fëmijët e saj.
Komuniteti lokal, me rreth 1.500 banorë, ka mbetur i tronditur nga ngjarja. Kryetari i bashkisë, Jean-Claude Tramezel, ka deklaruar se familja jetonte në zonë prej rreth 20 vitesh, por mbante distancë nga pjesa tjetër e komunitetit.
Sot, të premten, pritet të kryhet autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së foshnjave. Rasti konsiderohet një nga episodet më të rënda që ka tronditur Francën vitet e fundit dhe ka hapur sërish debatin publik mbi mbështetjen sociale dhe psikologjike për familjet në situata të vështira. /noa.al
Foto: AFP
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






