

Policia e Shtetit ka identifikuar vajzën që ndërroi jetë sot në moshë ende fare të re pasi u përfshi në një aksident tragjik automobilistik.
Viktima është Elvina Elezi, 23 vjeçe, banuese në Tiranë, raporton noa.al.
E ndjera humbi jetën në minutat e para të ditës së sotme në një aksident tragjik që ndodhi në dalje të Tiranës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha zyrtarisht se më datë 13 shkurt 2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja Elvina Elezi rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Goditja ka qenë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë fatale të resë. Edhe pse u dërgua në urgjencë, si pasojë e prekjes së organeve jetësore, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






