Transmetuar më 13-02-2026, 09:24

Arrestohen në Tiranë tre shtetas nga Turqia pas denoncimit të një turisteje suedeze

Tre shtetas nga Turqia janë arrestuar në Tiranë, pas një denoncimi të bërë nga një turiste 31-vjeçare nga Suedia, e cila ka deklaruar se është abuzuar gjatë qëndrimit të saj në kryeqytet.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 shkurtit (e enjte). Denoncimi u bë në Komisariatin nr 2 të Tiranës.

Policia e Tiranës e pyetur nga noa.al tha se përdhunimi ka ndodhur me një nga të dyshuarit, Cicek, ndërsa 2 të tjerët sipas saj nuk janë përfshirë.

Vajza nga Suedia V. E. u dërgua për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u konstatuar shenja dhe dëmtime që përputhen me dhunë seksuale.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një apartament me qira në zonën e Zogut të Zi, ku turistja suedeze ishte ftuar nga personat e arrestuar. Pas kallëzimit, policia ka ndërhyrë duke kryer kontrolle në banesë.

Gjatë kontrollit, në apartament është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Një nga të arrestuarit është identifikuar si Ferhatcan Cicek, 29 vjeç, ndërsa dy shtetasit e tjerë, 28 dhe 31 vjeç, janë bashkëkombës të tij. Të tre ndodhen aktualisht në paraburgim.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit