

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Eksponenti”, duke ndaluar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për përfshirje në disa veprimtari të kundërligjshme.
Ndërhyrja u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të një mjeku, i cili deklaroi se ishte dhunuar në rrugë për shkak të detyrës. Menjëherë pas njoftimit, policia organizoi veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Në kuadër të operacionit, u ndalua shtetasi Erion Halili, 28 vjeç, i cili nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur më herët për veprën penale “dhuna në familje”.
Nga hetimet rezulton gjithashtu se i ndaluari dyshohet se:
më 1 shkurt 2026 ka kanosur një shtetas në banesën e këtij të fundit;
më 8 shkurt 2026 ka vjedhur në një banesë në zonën e Yzberishtit;
më 10 shkurt 2026 ka kryer vjedhje në dy kompani në rrugën e fshatit Prush.
Policia po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të të gjitha rasteve ku dyshohet se është përfshirë 28-vjeçari.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






