Transmetuar më 13-02-2026, 08:38

Policia e Shtetit njoftoi sot se është finalizuar procedura për ekstradimin drejt Shqipërisë të 37 vjeçarit nga Elbasani, Mario Çela, vëllai i Suel Çelës i akuzuar për drejtim organizate kriminale.

Mario Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim të datës 22 nëntor 2024, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Mario Çela dyshohet për përfshirje në disa vepra të rënda penale, konkretisht: “vrasja me paramendim”, “organizata kriminale”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “korrupsioni aktiv në sektorin privat”.

Në 2024, SPAK bëri me dije në njoftimin zyrtar se Mario Çela është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

Nga hetimet, SPAK tha se ka dokumentuar se organizata e Suel Çelës kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.

Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020. Po ashtu, është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.

Suel Çela

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se operacioni “The Wanted” vijon, me synim kapjen dhe ekstradimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit