Transmetuar më 12-02-2026, 23:09

Shihni kalendarin! Sot është ditë e premte, data 13. Një ditë që shumë e konsiderojnë si ters, po ashtu si dhe numrin. Dhe ndodh një, 2 ose 3 herë në vit. Tre herë ka pasur më 2012 e 2015 dhe po 3 herë do të ketë më 2029. Edhe sivjet janë 3 të premte 13.

E premte, 13 shkurt 2026, e premte, 13 mars 2026 dhe e premte, 13 nëntor 2026. Pra, 2026 është një nga vitet me tre “të premte 13”, që konsiderohet relativisht i rrallë.

Disa thonë se bashkimi midis tyre duhet të jetë kulmi i tersit.

Jeni supersticiozë apo jo, ja pesë fakte që duhet të dini për ditën e premte datë13:

-A është e frikshme e premte dhe 13?!

Ka gjasa që frika t’i ketë rrënjët në kristianizëm. Jezusi u kryqëzua të premten dhe që atëherë kjo ditë është parë nga supersticiozët si një ogur i keq, sipas Michael Bailey, profesor historie në Iowa State University, i specializuar në origjinën e supersticioneve. “Në mesjetë nuk bëheshin dasma të premteve dhe askush nuk niste udhëtimin në këtë ditë”, thotë Bailey për USA Today.

Është e rëndësishme të themi se në fenë Islame kur zbriti dhe libri i fundit i Zotit, Kur’an-i i Madhërueshëm, libri i vetëm i pandryshuar kurrë, supersticioziteti nuk është i pranuar.

Numri 13 është numri i darkuesve në Darkën e Fundit, natën para kryqëzimit të Krishtit. Judë Iskarioti, dishepulli që tradhtoi Krishtin, ishte i ftuari i 13-të, thotë Stuart Vyse, profesor psikologjie në Connecticut College.

-Cila është origjina e lidhjes së ditës me numrin?

Origjina e bestytnisë është misterioze. Mbetet e paqartë se kur u lidhën së bashku dita e premte me numrin 13 në mënyrën se si ne i shohim sot, sipas Vyse Bailey. Nuk ka përmendje të e premte 13 para shekullit të 19-të.

“Vështirë të gjesh njeri në SHBA që nuk di për këtë ditë”, thotë Vyse. “Jemi mësuar me të që në moshë të vogël.

-Emri i frikës, fobi nga e premtja 13

Sigurisht që kjo frikë, ashtu si të tjerat, e ka emrin e saj, që vjen nga greqishtja. Quhet paraskevidekatriaphobia.

Ndalemi pak këtu. Paraskevidekatriaphobia është frika irracionale nga e premtja 13.

Fjala vjen nga greqishtja:

Paraskeví = e premte

deka-tría = trembëdhjetë

Fóvos = frikë

Njerëzit që vuajnë nga paraskevidekatriaphobia përjetojnë ankth të fortë kur një e premte përkon me datën 13. Kjo frikë lidhet zakonisht me besëtytni dhe jo me ndonjë rrezik real.

Si shfaqet?

Ankth ose stres i shtuar

Shmangie e udhëtimeve apo vendimeve të rëndësishme

Ndjesi fati të keq

Në raste ekstreme: sulme paniku

Pse ekziston kjo frikë?

Ajo vjen nga:

Besëtytnitë historike (13 si numër “i pafat”)

Tradita fetare dhe kulturore

Media, filma dhe tregime horror që e kanë përforcuar idenë

A është çrregullim real?

Po. Nëse frika është e fortë dhe ndikon në jetën e përditshme, konsiderohet fobi specifike dhe mund të trajtohet me terapi psikologjike.

-Bestytni në rënie

Në vitin 2011 në Gjermani u publikua një studim për të parë nëse ka lidhje midis të premtes 13 dhe shtimit të vizitave në spitale. Studiuesit vëzhguan 3281 ditë në një spital, brenda të cilave ishin 15 ditë të premte 13. Nuk u gjet asnjë lidhje.

“Të dhënat tona tregojnë se mite të tilla janë shumë larg realitetit”, konkludon studimi.

Sa shumë diskutime për numrin 13

Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte, por kur bëhen bashkë këto dyja, si dita e sotme, mundohen të shmangin lëvizjet, të shtyjnë për një ditë tjetër punën dhe planet e tyre.

Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite. Rrënjët e këtij supersticioni shkojnë deri në shekullin XIX.

Sipas studiuesve ky kombinim lidhet me vdekjen e kompozitorit të njohur italian, Gioachino Rossini, i cili vdiq një të premte më datë 13.

Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12.

Dymbëdhjeta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhametit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera.

Sa i përket së premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV.

Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit.

Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për ”tersin” e së premtes nuk ekzistonin para vitit 1907.

Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas W. Lawson “E premte, 13-të” të cilën një punonjës i paskrupullt i “Wall Street” e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit.

Ky kombinim shihet ters në shumë kultura, por ka të tjera që e vlerësojnë krejt ndryshe.

Në Itali numri 13 konsiderohet si fatsjellës, ndërsa kombinimi ters është dita e premte në datën 17.

Sot është e premte dhe 13…!

Mos kini frikë se kaloi, por kthehet sërish…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit