Transmetuar më 12-02-2026, 15:34

TIRANË- Partia Socialiste ka humbur mazhorancën në seancën e sotme parlamentare. Ajo nuk ka arritur dot të mbledhë 71 vota për të miratuar projekt vendimet.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tentoi të anulojë votimin, kjo me arsyetimin se ishte bërë një gabim. Ai tha se është ndërprerë votimi për çështje numrash, sepse në sallë janë më shumë se 70 deputetë. Nga ana tjetër opozita u shpreh se votimi u ndërpre, pasi Partia Socialiste nuk kishte votat e nevojshme.

Nga leximi i emrave të deputetëve socialiste të pranishëm në Kuvend rezultoi se ishin vetëm 67 deputetë pasi 18 prej tyre mungonin. Pas debateve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi disa minuta pushim.

Deputetët dhe ministrat që mungonin në Parlament:

1-Pirro Vengu,

2-Albana Kociu

3-Belind Balluku

4-Edi Rama

5-Toni Gogu

6-Elisa Spiropali

7-Ervin Demo

8-Majlinda Dhuka

9-Adea Pirdeni

10-Blendi Gonxhja

11-Damian Gjiknuri

12-Erjona Ismaili

13-Fatmri Xhafaj

14-Hatixhe Konomi

15-Ornaldo Rakipi

16-Eduard Shalsi

17-Tedi Mula

18-Saimir Hasalla

Debati:

Balla: Ne u informuam se opozita është tërhequr nga të gjitha nismat. Na Blushi na informon se nuk është tërhequr nga nismat. Nuk kemi si të kalojmë në diskutim nismën e zotërisë. Zoti kryetar na i sqaroni këtë.

Peleshi: Ka një gabim, sqarimi është ky projekt vendimet votohen në fund, pasi diskutohen projektligjet. Projektligjet e tërhequra nuk janë tre, por janë dy. Pr.ligji për një shtesë në ligjin për tatimin e vlerës së shtuar të ndryshuar nuk është tërhequr. Kështu që janë vetëm dy. Projekt vendimet do të votohen pasi të përfundojë diskutimi i pr.ligjeve. Do korrektohet ky gabim.

Shehaj: Jemi në votim, unë nuk kam mundësi të shoh as projektligjin.

Peleshi: Ishte gabim, nuk mund të fillojmë procesin e votimit pa mbaruar diskutimi. Ishte gabim.

Shehaj: Kush pr ligj është tërhequr?

Peleshi: Pr ligji për tatimin e vlerës së shtuar.

Shehaj: Ca janë këto, zoti kryetar ishim në votim. Kemi një rend dite. Kemi edhe projektligje të tjera. Ta marrim vesh qytetarët që ju bëni cfarë të doni. Në këtë parlament fillohet votimi, kur shikoni që nuk keni vota, tërhiqeni dhe thoni bëmë shaka dhe e fillojmë nga fillimi. Ta marrim vesh zoti kryetar, të kuptojmë ju ndërpretë votimin në mes sepse mazhoranca nuk kishte votat?! Ishim në votim në një moment të caktuar pamë që po numëronit njëri tjetrin, nuk kishit numrin. Si tia bëjmë dhe thatë ndërprite votimin.

Peleshi: Nuk është ndërprerë votimi për çështje numrash, sepse në sallë janë më shumë se 70 deputetë. Ju thashë se u ndërpre procesi i votimit dhe ky ishte gabimi, duhet pranuar gabim njerëzor, sepse kishte mbetur edhe një projektligj pa u diskutuar, i cili gabimisht u konsiderua si pjesë e nismave të tërhequra nga deputetët. Nuk ka tërheqje, ndaj do vazhdojmë me këtë projektligj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit