

TIRANË- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të marrin më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes që lidhet me pagat e gjyqtarëve. Sipas informacioneve paraprake, trupat gjykuese nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar, duke shtyrë diskutimet për në një mbledhje të radhës.
Ende nuk dihet se kur po pritet të përcaktohet data e seancës së ardhshme e cila do të vijojë shqyrtimin e kësaj çështjeje. Ndërkohë kujtojmë që ditët e fundit është përfshirë edhe kryeministri duke u dalë kundër kërkesës për rritjen e pagave./
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






