

Policia e Fierit ka goditur një rast prostitucioni në qytetin e Fierit.
Në pranga kanë rënë dy të huaja: një 30 vjeçare nga Kazakistani dhe një 31-vjeçare nga Turqia.
Assiya Amanbek dhe Yekaterina Yeryomenko kishin marrë me qira një banesë në këtë qytet dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Si provë materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, si dhe 5 celularë.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetaset:
-Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.
Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






