Transmetuar më 12-02-2026, 13:59

Në GJKKO vijon të mbahen seancat për dosjen “Plumbi i artë”, ku sot në 12 shkurt ka folur Henrik Hoxhaj.

Hoxhaj tha në gjykatë se ka marrë porosi për të vrarë Altin Ndocin. Sipas tij, porositësi për këtë vrasje ka qenë Krymi ose Erjon Alibej dhe se këtë ia kishte thënë Nuredin Dumani. Hoxhaj deklaroi se porosia nuk u bë, për shkak se ishte Covidi.

“Kam marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit. Kjo për shkak se këta ishin bërë bashkë dhe ishin bërë kundra Krymit. U mor porosia po nuk u bë, se ishte Covidi. Ndoci ka jetuar nga zona e “Misto Mames”. I kam kaluar në lagje, ma ka treguar Nuredini. Bije shumë në sy se ishte pandemi, nuk kishe k’u rrije. Sipas Nuredinin Krymi e kishte porositur. Ai investonte. Pastaj Ndoci ra në burg”, tha Hoxhaj.

Henrik Hoxhaj u shpreh se edhe pse Hoxhaj ra në burg, ka pasur plan për të ekzekutuar Ndocin në qeli.

“Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e tij, por nuk e kemi realizuar”, u shpreh Hoxhaj.

Ndërsa Erion Alibej dhe Henrik Hoxhaj janë përballur me njëri-tjetrin, në lidhje me planin për vrasjen e Oti Kilës.

Alibej: Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?

Hoxha: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bie ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërvve Haxhia. Herën e dytë, që u ndërmorën veprime e kemi diskutuar në aplikacion.

Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?

Hoxha: Nuredini se c’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.

Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.

Hoxha: Tani, unë po them ca më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai ca të bejmë.

Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, që të priti dikush me C-Class gri. Skerdi Tasi tha se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim?

Hoxhaj: Jo, nuk e njoh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit