

KUÇOVË- Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kuçovë, ku një punonjëse e pastrimit ka hipur në majë të kullës pranë ish-Uzinës së qytetit për t’i dhënë fund jetës. Shkak për këtë akt të rëndë është bërë heqja nga puna padrejtësisht dhe mos pagimi prej 2 muajsh nga ana e kompanisë së pastrimit dhe bashkisë Kuçovë.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe deputeti Lefter Maliqi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale pretendon se gruaja nuk ka marrë pagat prej dy muajsh.
Postimi i Plotë:
E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milion “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre. “SPAK” ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në “SPAK”. Turp, skandal, Kuçova si Mesjetë me qenë e plehra, si germadhë po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim Ligjor për këta të korruptuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






