Transmetuar më 12-02-2026, 13:31

Në foto është Bardhul Fusha, biznesmeni që tentoi të grabiste sot bankën në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

58-vjeçari është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërsa ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash.

Dyshohet se ai ka borxhe të pashlyera dhe për këtë qëllim ka ndërmarrë këtë akt. Fusha hyri i armatosur në ambientet e bankës së nivelit të dytë dhe qëlloi në ajër për të trembur punonjësit.

Pas sinjalizimit të bërë nga punonjësit e bankës, ka mbërritur patrulla e policisë e komisariatit numër dy, duke e arrestuar në flagrancë dhe sekuestruar armën kallashnikov.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit