Transmetuar më 12-02-2026, 12:02

TIRANË, 12 shkurt 2026, ora 11:50 – Një tentativë grabitjeje me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në një degë të një banke të nivelit të dytë në Tiranë.

Sipas burimeve policore, i dyshuari është identifikuar si Bardhyl Fusha, i cili është vënë në pranga në vendngjarje nga efektivët e policisë.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë ngjarjes është përdorur një armë automatike, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë, çka tregon se është qëlluar të paktën një herë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit