

Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, Sara Mile i është kthyer ish-kryeministrit Sali Berisha me të njëjtin fjalor që ai përdori pak më herët në foltoren e Kuvendit.
Nga vendi i saj në sallë, Mile ka “shpërthyer” kundër kreut të Partisë Demokratike duke e akuzuar se ka që pas ardhjes së demokracisë që po “djeg” Shqipërinë vetëm për interesat e veta dhe të familjes së tij.
"Kryetar meqenëse këto fjalët janë normë dhe rregullorja nuk po respektohet dhe ky kryetari non grata tha se është një gjuhë popullore dhe njerëzit na kuptojnë. E meqenëse na përmendi si mbrojtës të prapanicave po si ka mundësi që vazhdon të djegësh Shqipërinë vetëm për prapanicën tënde, dhe të familjes tënde dhe të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicë ti dhe nuk u lodhën këta”, ia ktheu Mile Berishës, ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i mbylli fjalën për shkak të fjalorit të përdorur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






