Transmetuar më 12-02-2026, 10:46

TIRANË, 12 shkurt 2026 – Tensione janë shënuar gjatë seancës plenare në Kuvend, pasi kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ndërpre fjala nga drejtuesi i seancës.

Pas ndërprerjes së fjalës, deputetët e opozitës u mblodhën rreth foltores, duke bllokuar vijimin normal të punimeve parlamentare. Situata solli ndërprerjen e përkohshme të seancës për rreth pesë minuta.

Nga ana e drejtimit të Kuvendit nuk u dhanë menjëherë detaje mbi arsyet e ndërprerjes së fjalës së Berishës, ndërsa opozita e cilësoi veprimin si të pajustifikuar.

Pas pushimit të shkurtër, seanca vijoi mes debateve procedurale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit