

Pas zhvillimeve të fundit te Al Nassr dhe zhgënjimit të Cristiano Ronaldos për mungesën e përforcimeve të ekipit në merkato, gjithçka tregon se superylli portugez po shqyrton tashmë opsionet për ndalesën e radhës në karrierën e tij.
Konkretisht, sipas një publikimi në mediat e huaja, ylli portugez dëshiron ta mbyllë karrierën e tij te Sporting Lisbona, skuadra ku ai nisi edhe rrugëtimin e tij profesional në futboll.
Vlen të theksohet se Ronaldo firmosi kontratën e tij të parë profesionale me Sporting Lisbona B, më pas u aktivizua me ekipin e parë.
Dhe, në vijim, u transferua te Manchester United, duke nisur kështu karrierën e madhe ndërkombëtare që e shndërroi në një nga futbollistët më të mëdhenj në histori.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






