Transmetuar më 12-02-2026, 08:14

Gjyqi në Hagë/ Avokati mbrojtësi i Kadri Veselit: Kemi ngelur në duart e thashethemeve

Mbrojtësi i Veselit po vazhdon fjalën përfundimtare, duke insistuar se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë për përfshirje në krime, por theksoi se “kemi ngelur në duart e thashethemeve”.

Ai tha se emri i Veselit përmendet 260 herë në dosjen e Prokurorisë, por në asnjë rast emri nuk i përmendet në një kontekst që ka element kriminal.

“Pretendimet e drejtpërdrejta [për përfshirje në krime të Veselit] janë bazuar tërësisht në prova dytësore, shpesh dhe janë hequr. ZPS nuk ka gjetur asnjë dëshmitar që të vijnë në gjykatë dhe të thotë se Veseli ka kryer krime. S’mund ta bënin sepse nuk ekziston”, tha ai.

Dixon se tha në periudhën e luftës askush nuk e njihte Veselin, por kur ai u bë i njohur pas luftës, në aspektin politik, “dolën disa persona që u përpoqën të njollosnin emrin e tij”.

“Ndonëse nuk thanë asgjë kundër tij në luftë, pas luftës dolën me akuza të pabaza. Por, asnjë prej tyre nuk erdhi këtu në mënyrë që ta kontestonim”.

Çfarë tha mbrojtja e Thaçit dhe Veselit në deklaratat përmbyllëse në Hagë?

Në fillim të seancës, ishte radha e mbrojtjes së Thaçit për deklaratat përmbyllëse. Mbrojtësit e tij argumentuan se ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet, duke shtuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka vërtetuar akuzat kundër ish-presidentit të Kosovës.

Mbrojtja e Thaçit tha se nuk ka prova se ka ekzistuar një “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në të cilën Prokuroria pretendon se bënin pjesë të akuzuarit, së bashku me eprorë të tjerë të UÇK-së.

Mbrojtësit e Thaçit thanë se nëse ai shpallet fajtor, kjo do të përbënte “padrejtësi ligjore dhe historike”, ndërkaq për kërkesën e Prokurorisë që Thaçi dhe tre të akutzuarit e tjerë të dënohen me nga 45 vjet burgim, mbrojtja tha se kjo nënkupton “burgim të përjetshëm”.

Më pas, deklaratën përfundimtare nisi ta shpalosë ekipi mbrojtës i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Avokati i tij, Rodney Dixon, tha se rasti ndaj Veselit është unik, duke theksuar se Prokuroria “nuk ka asnjë provë” kundër klientit të tij.

Ai argumentoi se provat ndaj Veselit janë dytësore dhe të “paprovuara” dhe shtoi se asnjë dëshmitar në gjykatore nuk e ka lidhur Veselin me ndonjë vepër penale që përmendet në aktakuzë.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Mbrojtja kundërshton pretendimin se Thaçi synonte marrjen nën kontroll të Kosovës

Mbrojtja kundërshton pretendimin se Thaçi synonte marrjen nën kontroll të Kosovës Avokatja Tavakoli tha se Thaçi në cilësinë e kryeministrit në Qeverinë e përkoshme nuk kishte pushtet të vërtet.

“Ai nuk mundte të nënshkruante asnjë angazhim domethënës për kosovarët në rolin e tij si kryeministër”, tha ajo, duke kujtuar dëshminë e ish-diplomatit britanik, John Stewart Duncan se Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen për çarmatosje e UÇK-së si kryeministër i Qeverisë së përkohshme.

“Kryeministër ishte një titull, nuk ishte shtysë përmes së cilës Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale [term që ZPS-ja përdor në aktakuzë për t’iu referuar të akuzuarve dhe disa ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së] mund të jetësohej”, tha ajo.

Tavakoli tha se fillimisht, në ditët e para të UNMIK-ut, Thaçi kishte konkurruar me këtë institucion për pushtet, por më pas e pranoi autoritetin e kësaj administrate dhe bashkëpunoi me të.

Ajo ngriti pyetjen se si Thaçi synonte të merrte nën kontroll Kosovën, kur ai ishte pajtuar për çarmatosjen e UÇK-së, pranoi të bashkëpunonte me UNMIK-un, kishte pranuar humbjen në zgjedhje pasluftës deri më 2007, kur i fitoi ato. Aktualisht, seanca është në pushimin e drekës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit